Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhensila Myrtezaj humb një person të rëndësishëm

Xhensila Myrtezaj humb një person të rëndësishëm
October 22
10:59 2016

Ditët e fundit kanë sjellë një lajm të hidhur për këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Ajo ka treguar para disa minutash në profilin e saj në Instagram se Sofi, një nga miket e saj, është ndarë nga jeta. Këngëtarja ka publikuar një kolazh fotosh, në të cilin i ka dedikuar disa vargje mikeshës së saj. “Në krahët e engjëllit fluturo larg prej këtu. E di që je në duar të sigurta tashmë. Të dua dhe më mungon që tani Sofi!” – shkruan Xhensila përbri fotos ku shfaqet bashkë me shoqen e saj të ndjerë.

Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Xhensilës për humbjen e mikes së saj. /Blitz.al/

In the arms of the angel, fly away from here. I know you are in good hands now. I love and miss you right now Sofi. 🙏

A photo posted by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Komento
Shperndaje