Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhensila Myrtezaj hatërmbetje me moderatorin e njohur, nuk i shkon në emision

Xhensila Myrtezaj hatërmbetje me moderatorin e njohur, nuk i shkon në emision
May 14
11:19 2019

Mbrëmë moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka zbuluar gjatë emisionit të tij “Nd’rrimi i Natës” se këngëtares Xhensila Myrtezaj i ka mbetur hatri me të dhe nuk i shkon në emision.

Teksa po intervistonte reperin Don Phenomen në lojën “Haje ose thuaje” ky i fundit e ka pyetur për emrin e reperit që nuk i pëlqen dhe Alaudini ka refuzuar të përgjigjet duke ngrënë specin djegës. Arsyen ai e ka shpjeguar shumë mirë duke treguar kështu edhe historinë me Xhensilën dhe arsyen e hatërmbejtjes.

“A e di pse është problem ta them emrin? Sepse mu ka ba një pyetje për këngëtaret që janë më emër tani kanë qenë Elvana, Tuna, dhe Xhensila. Edhe mysafiri më ka pyet cila prej tyne të pëlqen më pak ose ka talent mas paku. Un ëkam than emnin e Xhenislës edhe ajo ka hatërmbejtje qysh atëherë. Koleget e mija e kanë ftu në emision edhe përgjgija e saj ka qenë: ‘Jo se nuk më pëlqen moderatori”.

Kështu Alaudini nuk ka rezikur me asnjë emër sepse një tjetër artist do të rrezikonte të mos i vinte në emision. I bëftë mirë speci djegës atëherë!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje