Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhensila Myrtezaj: “Fëmijë? Pas dasmës, pse jo!”

Xhensila Myrtezaj: “Fëmijë? Pas dasmës, pse jo!”
November 19
21:01 2016

Në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.

Xhensila ka treguar se ajo ka 7 vjet me të fejuarin, Bes Kallakun, madje ai është gjysma e shpirtit, trupit dhe mendjes së saj.

Fatma e ka ngacmuar më tepër duke e pyetur në qoftë se do të ketë ndarje apo martesë dhe Xhensila shumë e lumtur ka thënë:

“Ne kemi planifikuar një dasmë vitin tjetër, pra në 2017-n. Kemi filluar me përgatitjet, por mua akoma nuk më kanë kapur ethet e dasmës.  Unë dhe Besi kemi shumë miq dhe të afërm, kështu që do të bëjmë një dasmë të madhe për t’i gëzuar të gjithë”.

Gjithashtu, gazetaret e kanë pyetur Xhensilën në qoftë se ata janë duke planifikuar për një fëmijë.

“Unë jam  në kulmin e karrierës sime dhe kur mendoj për një fëmijë dua të impenjohem komplet pas tij. Pasi të mbyll disa projekte, pas dasmës, pse jo!”- ka thënë këngëtarja./Blitz.al/

Shperndaje