Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xheni dhe Bernardi e paskan pasur seriozisht! Çifti refuzon të puthet në Dance With Me!

Xheni dhe Bernardi e paskan pasur seriozisht! Çifti refuzon të puthet në Dance With Me!
October 23
21:45 2017

Pak ditë më parë në rrjetet sociale u përhap lajmi që një nga çiftet më të përfolura të edicionit të kaluar të Big Brother Albania, Xheni dhe Bernardi ishin ndarë.

E gjitha nisi me disa foto të postuar në Instagram nga Xheni, ku lajmëronte “fundin” dhe kaq mjaftoi për të alarmuar të gjithë fansat e çiftit.

Sigurisht, sytë e të gjithëve ishin në spektaklin e të hënës për të mësuar se çfarë kishte ndodhur por të dy zgjodhën ta “kalonin lumen” duke e kaluar të gjithë situatën me terma të përgjithshëm si përshembull: “Sherre dhe debate ndodhin në një çift normal, por të gjitha ia lëmë kohës…”.

Pas performancës salla kërkoi nga Bernardi të puthte partneren e tij, por ish-banori i Big Brother ka refuzuar diçka të tillë duke i mëshuar akoma dhe më shumë teorisë së ndarjes së tyre.

Fundja, çdo fillimi e ka një mbarim, por shqetësimi ynë janë fansat e çiftit të cilët këtë periudhë janë mjaft të shqetësuar për çiftin. /Blitz.al/

Shperndaje