Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhemi Shehu & Isli Islami, mikpritësit e tapetit të kuq të Top Music Awards?

Xhemi Shehu & Isli Islami, mikpritësit e tapetit të kuq të Top Music Awards?
June 17
22:58 2016

Vetëm një javë na ndan nga “Top Music Awards” dhe tashmë përgatitjet për natën e ndarjes së trofeve janë drejt finalizimit.

Ajo që është premtur si diçka për të mos u humbur është tapeti i kuq, që këtë vit do të drejtohet nga Xhemi Shehu dhe Isli Islami.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë prezantuesit, të cilët kanë shpërndarë në Instagram një video ku premtojnë edhe shumë surpriza natën e 24 Qershorit.

Ky vit shënon herën e parë të zhvillimit të “Top Music Awards”, i cili nderon këngët më të mira të një viti, duke dhuruar plot 12 trofe për 12 kategoritë.

Asgjë nuk është treguar rreth mbrëmjes, por ajo që është thënë është se do të jetë një spektakël i vërtetë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje