Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhemi Shehu: Do ta bëj edhe një gocë

Xhemi Shehu: Do ta bëj edhe një gocë
August 04
12:07 2016

Xhemi Shehu është një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, e dy djemve, Gabriel dhe Martin. Duket se një nga dëshirat e saj më të mëdha është të sjellë në jetë një vajzë, edhe pse prania e dy çunave të vegjël në moshë do t’ia vështirësonte shumë punën. Pak minuta më parë moderatorja ka ndarë një foto në Instagram ku shpreh dëshirën e saj për të pasur një vajzë, vetëm se ka një “problem”… Në foto Xhemi duket teksa mban në duar lodrat e djemve, një avion, makinë dhe kamerdare.

“Edhe gocën do e bëj, por sa të më lirohet një dorë që t’i mbaj rosakun”,- shkruan Xhemi në Instagram.

Ne mund të themi vetëm urimin e zakonshëm: “T’u plotësofshin dëshirat”./Blitz.al/

Edhe gocen do e bej ,por sa tme lirohet nje dore qe ti mbaj rosakun 👬

A photo posted by SunWellnessCenter (@xhemi.shehu) on

Shperndaje