Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Xhelozohet” Alfred Kaçinari, ja çfarë i thotë producentes Dulaku

“Xhelozohet” Alfred Kaçinari, ja çfarë i thotë producentes Dulaku
October 20
19:09 2016

Tashmë mund të themi me plot siguri se kemi hyrë në sezonin e ri televiziv dhe të gjitha televizionet kanë nisur programet e reja.

Një nga këto programe është edhe “Tu Si Que Vales”, spektakli i talenteve në Vizion Plus. Producentja e këtij programi, Holta Dulaku, ka shpërndarë sot në Facebook një foto ku zbulohen anëtarët e jurisë: aktori Kastriot Caushi, vetë producentja Holta Dulaku, mexosopranoja Vikena Kamenica si dhe komediani Agron Llakaj.

Duket se kjo “promo” e producentes ka “xhelozuar” paksa kompozitorin Alfred Kaçinari, i cili ka komentuar poshtë fotos: “Bukur… por ka edhe një spektakël tjetër për të cilin mund të themi “ata ishin tre”…”.

Ky “thumb” i ish-anëtarit të “Dancing With The Stars” nuk ka aspak konotacion negativ, por mesa duket profesor Fredin e ka marrë malli për kolegët e tij, Ilir Shaqiri dhe Ema Andrea.

 

whatsapp-image-2016-10-20-at-18-38-26 whatsapp-image-2016-10-20-at-18-38-28

Komento
Shperndaje