Blitz

 Breaking News

Xheisara thumbon këngëtarët Big: “Pse duhet të penalizohesha unë, të gjithë stonuan”

Xheisara thumbon këngëtarët Big: “Pse duhet të penalizohesha unë, të gjithë stonuan”
December 08
21:50 2019

E ftuar në emisionin “ThumbOn” mbrëmjen e sotme në RTV Ora ka qenë këngëtarja e talentuar Xheisara.

Prej tre vitesh ajo këndon live në klubin ku performon dhe Aurela Gaçe. Ndërkohë që këtë vit Xheisara vendosi të konkurronte në “Kënga Magjike” me këngën “Si me t’lon”, në kategorinë “New Arrist”.

Një nga polemikat që u ngjallën gjatë festivalit ishte eleminimi i saj. Këngëtarja u pëlqye nga publiku dhe kënga e saj u klikua në Youtube, por juria nuk mendoi kështu.

Xheisara u shpreh e zhgënjyer mbi të gjithë nga Jondia Maliqi e cila nuk e votoi interpretimin e saj live.

Fatma: Një nga arsyet që Jonida nuk të votoi ishte që interpretimi i Live nga ai i YouTube ishte shumë ndryshe.

Xheisara: Më thuaj një nga këtngëtarët që nuk stonoi edhe e nxorri këngën pikë e presje siç e ka aty në YouTube. Që të më drejtohet mua dikush dhe të më thotë ti nuk e bërë, çohu ti dhe hajde në vendin tim. E prisja nga të gjithë ata, nga Jonida Maliqi nuk e prisja kurrë sepse siç e tha ajo vetë unë kam pasur një marrëdhënie tjetër, në një kompeticion tjetër, ajo më ka mbështetur dhe realisht më ka mbështetur shumë faleminderit. Deri në një pikë dhe ndodhi prap si kësaj rradhe. Presioni ka qenë i madh në “Këngën Magjike”. Që në momentin që “Kënga Magjike” është bërë live dhe mbrapa kushdo që do të ishte në juri do më jepte sugjerime ose do më këshillonte për diçka të mirë do ja pranoja, por njerëz që nuk kanë kënduar asnjëherë live në skenën e “Këngës Magjike”, s’mund të më gjykojë sepse nuk e kanë provuar vetë.

/Blitz.al/

Share