Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Xheisara thumbon Jonida Maliqin: Nuk i kam ngacmuar Romeon, se kuptoj pse u kap personalisht me mua

Xheisara thumbon Jonida Maliqin: Nuk i kam ngacmuar Romeon, se kuptoj pse u kap personalisht me mua
December 09
11:07 2019

Mbrëmjen e djeshme Xheisara ka qenë e ftuar në “ThumbON” ku ka folur për eleminimin e saj nga “Kënga Magjike”. Xheisara nuk ishte aspak dakort me kritikën që i bëri në gjysmëfinale Jonida MAliqi madje ajo u shpreh se nuk e priste që Jonida të mos e vlerësonte pasi dikur ka folur me superlativa për të.

“Nuk e prisja nga Jonida Maliqi se ajo më ka mbështetur në The voice. Presioni është shumë i madh dhe nuk mund të më gjykosh mua nëse nuk e ke provuar”, u shpreh Xheisara ndërsa Fatma dhe Aulona i kujtuan që Jonida ka kënduar në skenën e Eurovisionit që është gjithashtu një kompeticion i madh dhe me shumë përgjegjësi.

“Mua s’më pëlqen si e ka kënduar dhe s’kam thënë gjë”, u përgjigj Xheisara.

Ndryshe nga verdikti ajo u shpreh se ka marrë shumë mesazhe pozitive për këngën ndërsa të tjerë e kishin pyetur mos kishte ngacmuar Romeon e ky mund të ishte shkaku pse Jonida nuk e ka vlerësuar.

“Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua”, u shpreh Xheisara duke thumbuar kështu Jonida Maliqin. /Blitz.al/

Share