Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Wiz Khalifa në gjyq! Kompania e regjistrimit i kërkon të paguajë 2 milionë dollarë

Wiz Khalifa në gjyq! Kompania e regjistrimit i kërkon të paguajë 2 milionë dollarë
June 30
11:15 2016

Wiz Khalifa thuhet se është paditur nga  ish-kompania e regjistrimit me të cilën bashkëpunonte si një kundërpërgjigje ndaj akuzës së tij më herët.

Në muajin maj Khalifa ka paditur administratorët e Rostrum Records për “keqmenaxhim” duke pretenduar se e kanë shtyrë drejt marrëveshjeve në të cilat më shumë fitonin ata sesa vetë reperi. Khalifa e ka filluar bashkëpunimin me këtë kompani në vitin 2005. Ai i ka kërkuar gjykatës një dëmshpërblim prej 1 milion dollarësh për dëmet dhe tarifat ligjore si dhe zgjidhje të kontratës së bashkëpunimit. Kompania e përfaqësuar nga themeluesi Benjy Grinberg nuk ka hezituar të kundërpërgjigjet duke i quajtur akuzat e ngritura nga Khalifa si “të fabrikuara” . Rostrum Records tashmë janë duke argumentuar se ata kanë të drejtë në 15% të vlerës që reperi fiton, 15% fitime nga turneu i tij dhe 20% nga shitjet.

Benjy Grinberg është shprehur për “Billboard” se t’i japësh gjithçka një artisti dhe pastaj të përballesh me një padi të tillë është shumë zhgënjyese: “Në fakt akuza e tij është e kundërta e veprimeve tona. Po përpiqemi t’u japim fund këtyre pretendimeve të pabaza”. Kompania tashmë është duke i kërkuar reperit Wiz Khalifa 2 milionë dollarë për “shkelje të marrëveshjes operative” sipas “Rolling Stones”.

Komento
Shperndaje