Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Winona Ryder i rikthehet aktrimit, flet për ankthin dhe depresionin

Winona Ryder i rikthehet aktrimit, flet për ankthin dhe depresionin
August 08
20:45 2016

Aktorja Winona Ryder i rikthehet, pas një mungese të gjatë, aktrimit. Ajo njihet për stilin e saj djaloshar dhe nëse duhet t’jua sjellim edhe njëherë ndërmend jemi duke folur për  një ndër ikonat e kinematografisë në vitet ’90 që ka luajtur disa filma, “Girl Interrupted”, “Reality Bites” dhe “Heathers”.

Ryder prej një kohe të gjatë nuk është shfaqur në filma, por tashmë rikthehet me projektin më të ri “Stranger Things”. Ryder do të luajë rolin e Joyce Byers, të një gruaje të brishtë mendërisht, e cila është në kërkim të djalit të saj të humbur. Në një intervistë për revistën “New York”, aktorja ka rrëfyer përshtypjet e para të rolit, duke u shprehur se edhe vetë ajo ka disa cilësi të personazhit.

“Unë jam e ndjeshme dhe nuk mendoj se kjo është një gjë e keqe. Më vjen kaq inat me njerëzit që e konsiderojnë turp të qenit i ndjeshëm. Unë i kam këto cilësi dhe nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe në këtë pikë. Në rolin që kam është një moment kur dikush më referohet si një person me ankth, si të çmendur. Epo, të kesh dy fëmijë, të kesh humbur bashkëshortin, kush nuk mund të ishte? Dhe vetë fjala “ankth” është një fjalë e keqe. Mbaj mend kohën kur kam luajtur Diana Sawyer dhe m’u desh të flisja për eksperiencën time me ankthin dhe depresionin në atë moshë”.

Ky do të jetë një rikthim i bujshëm i aktores, e cila i ka munguar kinematografisë për rreth 10 vite./Blitz.al/

Komento
Shperndaje