Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Winona Ryder del në mbrojtje të Johnny Depp: Me mua ka qenë i mrekullueshëm!

Winona Ryder del në mbrojtje të Johnny Depp: Me mua ka qenë i mrekullueshëm!
June 28
21:04 2016

Një prej çifteve më të famshëm të viteve 90’ ka qenë Winona Ryder dhe Johnny Depp. Ata u takuan në vitin 1989 kur ajo ishte 17 vjeçe dhe ai 27 dhe u fejuan 5 muaj pas takimit të parë. Depp bëri një tatuazh në krahun e djathtë, “Winona forever” (përgjithmonë Winona). Por në vitin 1993 ata u ndanë dhe flitej se ndodhi për shkak të diferencës të madhe në moshë.

Tani Ryder ka dalë në mbrojtje të Depp pas akuzave se ai ka dhunuar  bashkëshorten e tij Amber Heard. Në një intervistë ajo ka thënë: “Nuk mund ta imagjinoj që Depp të jetë abuziv. Unë e kujtoj atë si një njeri vërtet të mirë, të dashur dhe shumë të kujdesshëm, i cili i mbron njerëzit që do. Flas nga përvoja ime dhe ka qenë një përvojë shumë e gjatë”.

Ajo thotë se është tronditëse dhe e pabesueshme që këto akuza të jenë të vërteta. Megjithatë Ryder shprehet se nuk e di historinë e plotë dhe nuk ka qenë aty për ta parë atë, por ajo nuk e njeh Depp si një njeri të dhunshëm.

Etiketimet
Shperndaje