Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Will Smith, pjesë e “Suicide Squad”. Më në fund në një rol negativ!

Will Smith, pjesë e “Suicide Squad”. Më në fund në një rol negativ!
July 12
10:14 2016

Me siguri që Will Smith është një ndër aktorët më të kompletuar në botë!

Gjatë karrierës së tij ai ka qenë një yll i kinematografisë për dekada, regjistron një serial “hit”, disa albume shumë të pëlqyer etj.

 Interesant është fakti se fansat nuk e kanë ndjekur thuajse asnjëherë atë në një rol negativ, përveçse në atë të heroit.
E nëse deri tani shumëkush nuk do ta kishte besuar këtë lajm, ai do të luan rolin e “të keqit” në filmin “Suicide Squad” që do të dalë së shpejti.

 “Nuk kisha interpretuar kurrë një karakter që nuk do t’ia dijë për asgjë. Është shumë mirë kur nuk duhet të mbash gjithë linjën morale të filmit”, – shprehet Smith.

Ai luan rolin e Deadshot, një vrasës profesionist që nuk ka dështuar kurrë, e për suksesin e tij edhe këtë herë askush nuk ka dyshime!

Etiketimet
Shperndaje