Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Will Smith kundër Trump: Thellë në zemër besoj se Amerika nuk do ta zgjedhë

Will Smith kundër Trump: Thellë në zemër besoj se Amerika nuk do ta zgjedhë
August 02
18:58 2016

Will Smith është një nga personat që nuk do e përkrahë në zgjedhjet e nëntorit  kandidatin presidencial republikan Donald Trump. Vota e tij nuk do të shkojë për Trump dhe arsyeja është më se e qartë. Aktori është shprehur i revoltuar nga deklaratat publike të kandidatit.

“Një njeri i cili i referohet publikisht një femre me fjalët “derr i shëndoshë” më bën të shpërthej. Dhe njerëzit që e duartrokasin, kjo më duket një çmenduri e vërtetë. Nuk mund ta kuptoj se si mund ta duartrokasin, është një marrëzi kolektive. Më acaron vetëm  ideja. Nëse njëri nga djemtë e mi  do e thoshte këtë në publik nuk do të jetonte më në një shtëpi me mua. Thellë në zemër  besoj se Amerika nuk do ta zgjedhë dhe nuk mundet ta zgjedhë Trump-in”,- është shprehur aktori.

Ai madje ka shtuar se komentet e Trump-it  se SHBA duhet të ndalojë hyrjen e myslimanëve në vend  e bëjnë të mendojë të kandidojë edhe ai vetë për atë post./Blitz.al/

Komento
Shperndaje