Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

West Side Family më ndryshe se kurrë, nxjerrin videon e projektit të ri

West Side Family më ndryshe se kurrë, nxjerrin videon e projektit të ri
September 14
15:18 2018

Landi Hysi dhe Armir Shahini, dy anëtarët e West Side Family kanë ndarë një video të shkurtër me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ku paraljamërojnë publikimin e projektit të tyre të ri.

Në këtë video që në fakt duket si traileri i ri i 007, çunat duken më ndryshe se kurrë. I shohim të dy të veshur shumë elegantë në një vend të këndshëm pranë bregdetit, me planet që deri diku mund ti quajmë dhe “provokuese” dhe sigurisht nuk mungon një vajzë e bukur protagoniste në klip. Me aq sa na ofron kjo preview mund të themi që bëhet fjalë për një këngë dashurie, por mos të dalim në konkluzione para kohe. Ndërkohë që nuk kanë përfshirë asnjë melodi, apo pjesë të tekstit të këngës duke i lënë komplet surprizë.

Për muzikën e këtij projekti të ri mesa duket ka ndihmuar dhe kompozitori Elgit Doda ndërkohë që  në postimet në Instagram, të çunave të grupit dhe të Elgitit janë të përfshirë dhe emrat e Alban Kondit e Fabian Bashës. Fansat e muzikës shqip e dinë shumë mirë që të dy janë ish antarë të Produkt 28. Është e mundshme që ata të kenë kontribuar në prodhimin e këngës por nuk i dihet, ndoshta mund të kemi një rikthim të grupit të tyre. Për videoklipin është kujdesur Chill Productions. Ne na mbetet vetëm të presim e ta dëgjojmë sapo të dali këtë projekt të bërë nga puna në grup e disa nga njerëzve më të talentuar të muzikës shqiptare.

Komento
Shperndaje