Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Wanted”- Xhemi Shehu të kthehet menjëherë në Instagram për të “dorëzuar” komentet ngacmuese ndaj VIP-ave

“Wanted”- Xhemi Shehu të kthehet menjëherë në Instagram për të “dorëzuar” komentet ngacmuese ndaj VIP-ave
September 21
10:08 2017

Moderatorja e show-t të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu kohët e fundit na ka treguar edhe një anë tjetër të sajën, atë të të bërit humor dhe komentuarit me batuta në rrjete sociale. Gjithnjë e kemi vlerësuar si një vajzë seksi, e aftë në punën që bën, një nga bukuroshet më të pëlqyera të ekranit, së fundmi edhe aktore por tashmë pa frikë mund të themi se Xhemi është gjithashtu shumë “tip”.

Shpeshherë ajo komentonte në fotot që miqtë e saj postonin në rrjete sociale, kryesisht në fotot e Arbanës, duke e ngacmuar me batuta me të cilat kemi qeshur shumë të gjithë. Edhe Ermal Mamaqi apo Olsi Bylyku, aktori i “Portokalli” i njohur si “Kimikati”, nuk u kanë shpëtuar shakave të saj.

Megjithatë prej disa ditësh Xhemi është larguar nga Instagram-i duke e mbyllur llogarinë e saj. Nuk dihet përse moderatorja ka bërë këtë zgjedhje por duhet ta pranojmë se shumë prej nesh kanë nisur ta “kërkojnë”. Më tepër se kuriozë për të parë fotot që ajo mund të hidhte në Instagram, ndjekësve të saj u mungojnë komentet pikante dhe plot humor që ajo bënte në postimet e të tjerëve. Dikush duhet t’i thotë Xhemit të kthehet menjëherë në rrjete sociale për të “dorëzuar” komentet ndaj VIP-ave në Instagram. /Blitz.al/

Shperndaje