Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Wanda Nara, tashmë edhe aktore…

Wanda Nara, tashmë edhe aktore…
July 26
18:13 2016

Ashtu si çdo vit në prag të Krishtlindjes, edhe këtë vit do të dalë një film i ri i serive të “cinepanettone”-s, i cili do të titullohet “Krishtlindje në Londër  – Rroftë Mbretëresha!”

Ajo që në fakt i ka surprizuar të gjithë në Itali është prezenca në kastin e aktorëve e bashkëshortes dhe njëkohësisht agjentes së futbollistit të Inter-it, Mauro Icardi.
Wanda Nara është përzgjedhur nga Aurelio De Laurentiis për të qenë pjesë e filmit që do të dalë më 15 dhjetor.

E kështu pra, një marrëdhënie e dyfishtë pune në aksin Napoli-Milano, ku ndërkohë që Wanda-s do t’i duhet t’i përgjigjet thirrjes së De Laurentiis për filmin, ajo vazhdon të punojë për të transferuar partnerin e saj nga Interi te Napoli. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje