Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Vogue”, Dua Lipa zë vendin e parë për manikyrin më të bukur në AMAs

“Vogue”, Dua Lipa zë vendin e parë për manikyrin më të bukur në AMAs
October 10
19:38 2018

Mbrëmë është mbajtur American Music Awards ku kanë qenë të pranishme edhe disa nga këngëtaret shqiptare. Dua Lipa ndryshe nga Rita ora dhe Bebe Rexha ka përformuar në skenën e AMA’s dhe ka shkëlqyer ashtu siç vetëm ajo di të bëjë. Por në këtë artikull nuk do të ndalemi tek performanca saj në skenë por tek ajo në tapetin e kuq.

Ajo kishte zgjedhur një fustan te gjatë të bardhë dhe një make up mjaft të lehtë. Por nga të gjitha këto ka rënë në sy manikyri i saj i veçantë ngjyrë neon. Kjo e ka bërë atë që të listohet e para nga Vouge për manikyrin më të bukur nga të gjitha bukuroshet që parakaluan në tapetin e kuq.

E verdha e shndritshme binte shumë në sy duke qenë se Dua kishte zgjedhur ngjyra të lehta për veshjen dhe make up-in e saj.

Në fakt ajo është komentuar mjaft edhe për veshjen në tërësi pasi dukej mjaft bukur edhe pse zgjedhja e saj ishte një fustan i thjeshtë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje