Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vogëlushja Ella Faria njësoj si mami Emina

Vogëlushja Ella Faria njësoj si mami Emina
November 11
12:00 2016

Prej muajsh tashmë, Emina Çunmulaj është bërë nënë e një vajze të quajtur Ella Faria. Emina na ka mbajtur të informuar nëpërmjet fotografive përgjatë 9 muajve të shtatzënisë së saj, si dhe pas lindjes së vogëlushes. Nga postimet në rrjete sociale shohim se modelja me origjinë nga Mali i Zi është një nënë e përkushtuar. Emina na ka treguar më parë se, ashtu si edhe vetë ajo, Ella Faria e pëlqen shumë gjuhën shqipe. Megjithatë, ato nuk ngjajnë vetëm në këtë pjesë. Modelja pëlqen shumë të bëjë pazar jo vetëm për vete, por edhe për të bijën. Duke vizituar dyqanet e markave më të shtrenjta dhe më me emër në botë, modelja na ka treguar se ka blerë një palë atlete të njëjta për të bijën dhe për vete.

“Hers and hers”- shkruan ajo në Instastory.

Tashmë është në modë që nënat e reja i veshin fëmijët njësoj me to./Blitz.al/

emi emina

Komento
Shperndaje