Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vogëlushja e Nora Istrefit, më e qeshur se kurrë në krahët e këngëtarit të njohur

December 13
08:31 2016

Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, është një nga fëmijët më të pëlqyer të Instagram-it. Sa herë prindërit vendosin të ndajnë fotografi apo video të sajat, ndjekësit “çmenden” duke shkruar komente pozitive.

Në fakt, Renee nuk është vetëm një fëmijë i bukur, por ka edhe një karakter shumë interesant, të paktën mesa kuptojmë nga rrjetet sociale ku ajo shfaqet gjithnjë duke qeshur, sidomos nëse në sfond është duke u luajtur muzikë. Mirëpo, këtë herë, edhe pse jo shumë larg muzikës në ide, bukuroshja e vogël ka qeshur në krahët e këngëtarit Sabri Fejzullahu.

15502661_10211111320169474_1195662802_o

“Renee dhe xhaxhi Sabri”, – ka shkruar Nora në Instagram ndërkohë që edhe Sabri Fejzullahu ka pozuar duke qeshur e duke e shtrënguar fort në krahë vogëlushen.

Më herët është lajmëruar se Ermal Fejzullahu do të ketë një bashkëpunim me Nora Istrefin, mos ndoshta kemi të bëjmë me foto gjatë xhirimeve të klipit apo thjesht familjet Fejzullahu dhe Istrefi janë lidhur më shumë me njëra-tjetrën? Përgjigjja i mbetet kohës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje