Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vogëlushët e njohur që janë “copy-paste” i njërit prind…

Vogëlushët e njohur që janë “copy-paste” i njërit prind…
April 11
14:18 2017

Këta vogëlushë janë shumë të njohur në rrjetet sociale, kjo për shkak të famës së prindërve të tyre. Por këtë herë nuk do të merremi me popullaritetin e prindërve të tyre, por me ngjashmërinë e madhe që ata kanë me njërin prej tyre.

Erla Mëhilli

Akidi i vogël i ka të dy prindërit e njohur në fushën e politikës. Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, dhe deputeti i PD-së, Keltis Kruja, tre vjet më parë u gëzuan me një vogëlush, i cili sot, që është pak më i rritur, është kopja identike e mami Erlës. Kjo foto flet vetë dhe s’ka shumë nevojë për koment…

Amarda Toska

Joeli i vogël është një nga fëmijët më të njohur showbiz-it, kjo për faktin që prindërit e tij janë dy nga figurat më të dashura publike, Ami dhe Ermali. Moderatori në biseda me miqtë thotë shpesh me humor që “Ami ia ndryshon tiparet djalit natën, kur ai është në gjumë”, por fakt është që i vogli është kopja e nënës së tij bukuroshe.

❤❤

A post shared by Ami Event (@amardatoska) on

Robert Berisha

Renee Berisha është një Robert i vogël, ndonëse mami i saj, Nora Istrefi, është një nga femrat më seksi të showbiz-it. Vajza e parë e çiftit të njohur duket se ka marrë më shumë nga tiparet e babait. Eh, si çdo vajzë në fakt!

Ma shpejt bab se mke lodhê ? #myworld?

A post shared by -Renee-Nora-Robert- (@_robertberisha_78) on

Argjentina Ramosaj

Pasi solli në jetë djalin e saj, Noah, këngëtarja nga Kosova, Argjentina Ramosaj, u shkëput për një periudhë të gjatë kohe nga muzika dhe karriera e saj. Ajo kalon shumë kohë me të voglin e saj (këtë e shohim edhe në rrjetet sociale), madje më se e dukshme është edhe ngjashmëria e madhe që ata kanë me njëri-tjetrin.

Image may contain: 1 person, standing, tree, sky, outdoor and nature

Adrola Dushi

Një tjetër vogëlush që është “copy-paste” i nënës së tij quhet Troi dhe ai është djali i modeles së njohur shqiptare  Adrola Dushi. A nuk mendoni edhe ju që ata janë si dy pika uji?

Image may contain: 2 people

Xhemi Shehu

Djali i saj i madh, Martini, duket sikur është binjaku i saj. Moderatorja Xhemi Shehu është bërë nënë e dy djemve, por i djali i saj i madh është fiks si bukuroshja e “Top Channel”./Blitz.al

Me ? tim #tijenjeluledielli

A post shared by SunWellnessCenter (@xhemi.shehu) on

Share