Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlerësimi që Kim paska për nënën surrogate na çuditi të gjithëve!

Vlerësimi që Kim paska për nënën surrogate na çuditi të gjithëve!
December 11
17:58 2017

 

Pwrveç Donald Trump, nëse është një tjetër personazh që e shohim gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes dhe në të përditshmet rozë ajo është Kim Kardashian.

Këtë herë, antarja e klanit më të famshëm në SHBA ka folur për problemet që ka pasur gjatë këtyre muajve me fëmijët.

“Të marrësh një surrogat, pra një grua që mban embrionin tënd, është një situatë më e vështirë se ç’mund të imagjinohet”, – tregon Kim në episodin e fundit të Keeping Up With The Kardashian. “Ty të duhet të kujdesesh tërë kohës për të, për mënyrën e ushqimit, regjimin, duhet t’i bësh teste psikologjike e gjëra të tilla sepse nuk e di kurrë ç’mund të ndodhë me fëmijën.”

Më pas ajo shton: “Vajza që kemi zgjedhur ne na i ka lehtësuar punët pamasë sepse është shumë e qetë, shumë e dashur me ne dhe vetë ne ndihemi të sigurt me të. Por për gjithçka do na duhet të presim”

Kim dhe Kanye janë në pritje të një vajze nga një nënë surrogate dhe duket se shumë shpejt do të kemi lajme të mira. /Blitz.al/

Shperndaje