Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlera qesharake, zbulohet sa e ka pensionin një nga aktorët më të famshëm shqiptar

Vlera qesharake, zbulohet sa e ka pensionin një nga aktorët më të famshëm shqiptar
October 07
19:23 2017

Aktori shumë i njohur dhe i dashur për publikun, Mehdi Malkaj ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin “Thumb” që transmetohet çdo të shtunë  në orën 18:00 në ABC News. Ndryshe nga të tjerët, Mehdiu ka qenë gjithnjë i sinqertë, madje nuk ngurron as të ngrejë zërin ndaj problematikave të ndryshme. Ndër të tjera, ai ka treguar në “Thumb” se aktorët e brezit të tij sot fitojnë shumë pak, madje ka thënë publikisht edhe vlerën e pensionit që merr aktualisht.

“Mirënjohjen e njerëzve unë e kam pafund. I gjithë brezi im ka punuar e sakrifikuar shumë. Kam një pension qesharak, për 40 vjet punë, 307 mijë lekë. “,- ka treguar aktori.

40 vite më parë Mehdi Malkaj nisi karrierën e tij si aktor në rolin e Xha Brahos personazhin me të cilin publiku e identifikon edhe sot./Blitz.al/

Komento
Shperndaje