Blitz

 Breaking News

Vjen në “jetë” Whitney Houston….

Vjen në “jetë” Whitney Houston….
February 21
16:05 2020

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e këngëtares së ndjerë Whitney Houston.

Këngëtarja do të vijë në “jetë” përmes teknologjisë së hologrameve dhe do të zhvillojë një tur duke filluar nga data 25 shkurt.

8 vjet pas vdekjes tragjike, do të jetë holograma e këngëtares së mirënjohur që do të zhvillojë një tur evropian muzikor.

“Tani është koha e duhur. Në frymën e Whitney, unë e di që ne po bëjmë gjënë e duhur.” – tha Pat Houston, kunata dhe ish-menaxherja e këngëtares.

efekte

Javën e kaluar, disa përfaqësuesve të medieve iu dha një material me titull, “Një mbrëmje me Whitney”, ku shfaqet holograma e Houston në një skenë gati të padukshme dhe me një grup kërcimtarësh që performojnë live.

Për aparencën e hologramit është kujdesur Timothy Snell, i cili ka përzgjedhur veshje që diva e muzikës i admironte, përfshirë ngjyrat dhe shkëlqimin.

Share