Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vjen dita e shumëpritur për Dafina Zeqirin: Publikohet KING!

Vjen dita e shumëpritur për Dafina Zeqirin: Publikohet KING!
October 18
17:29 2017

 

Që prej largimit nga Shqipëria e zhvendosjes në SHBA, qëllimi më i madh i Dafina Zeqirit ka qenë regjistrimi dhe publikimi i albumit të saj të parë në anglisht.

Pak kohë më parë, këngëtarja na tregoi foton e parë të albumit dhe titullin, “KING”, ndërsa sot erdhi dhe dita kur albumi do të publikohej në të gjitha dyqanet online të muzikës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina me një postim në Instagram ku shkruan: “Dita që kam pritur kaq gjatë mbërriti. Albumi im, KING ndodhet tani në ITunes! Dua të falenderoj skuadrën time nga zemra që më besuan dhe për të gjithë punën e palodhur.”

Tani, shkoni në ITunes dhe prenotoni kopjen tuaj të KING sepse Dafina nuk ka zhgënjyer asnjëherë! /Blitz.al/

KING 👑 Available to pre-order now on iTunes Store !

A post shared by DAFiNA (@dafina.zeqiri) on

KING 👑 Available to pre-order now on iTunes Store !

A post shared by DAFiNA (@dafina.zeqiri) on

Shperndaje