Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vjehrra e Floriana Garos tregon raportin mes tyre: “Jemi mikesha shumë të mira! Mezi pres të më bëjë gjyshe”

Vjehrra e Floriana Garos tregon raportin mes tyre: “Jemi mikesha shumë të mira! Mezi pres të më bëjë gjyshe”
October 11
14:58 2017

U fol shumë në media për moderatoren e njohur dhe marrëdhënien e saj me vjehrrën. Pak ditë më parë u zbulua se vjehrra e Floriana Garos, Lumturi Ratkoceri është kryetarja e Aleancës Kuqezi. Në një rrëfim për Gazetën Shqiptare përveç rrugëtimit të saj në politikë dhe hapat që e çuan në krye të Aleancës Kuqezi, ajo ka folur edhe për raportin e saj me djemtë dhe nusen.

Lumturia është shprehur se angazhimet në politikë nuk e kanë lënë që të jetë shumë pranë familjes, por ka djemtë e saj që janë edhe mbështetja më e madhe .

Për Florianën ajo flet me shumë dashuri dhe thotë se nuk e ka parë asnjëherë raportin e tyre me syrin e vjehrrës dhe nuses. Ratkoceri u shpreh se ata njihen prej një viti dhe mardhënia e tyre është prej dy mikeshave të mira që e vlersojnë dhe respektojnë shumë njëra-tjetrën. Në fund Lumturia nuk ka ngurruar të thotë se po e pret me padurim momentin qe ajo të bëhet një gjyshe, e ne urojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt.  /Blitz.al/

 

Shperndaje