Blitz

 Breaking News

Visjan Ukcenaj nuk ka dashur të jetë pjesë e filmit të Bes Kallakut!

Visjan Ukcenaj nuk ka dashur të jetë pjesë e filmit të Bes Kallakut!
January 16
11:36 2020

Mesa duket jo të gjithë aktorët kanë dëshirë të jenë pjesë e prodhimeve kinematografike shqiptare, pavarësisht sa të suksesshme mund të jenë.

Një prej tyre është Visjan Ukcenaj, të cilit ftesa pë të qenë pjesë e filmi të Bes Kallakut, “Falco”, nuk ka munguar. E megithatë duket se pjesëmarrja e aktorit të Klanifornia, në të paktën një prej skenave, nuk u arrit dot.

Arsyen pse ai e ka zbuluar në intervistën për “Glamour Zone” në RTV Ora, ku moderatorja e programit, si të gjithë ne në fakt, i tha se priste që të ishte pjesë e “Falco”, duke qenë se ai rolin e laçjanit e ka një prej më të suksesshmëve.

Besi ma ka komunikuar që para se të niste filmi, për të bërë laçjanin në një skenë. Nuk ishte personazh shumë i madh, por nuk u arrit dot.”- shprehet Ukcenaj dhe vazhdon- “Me thënë të drejtën unë nuk e aspiroj këtë lloj kinematografie. Duke qenë se unë këto personazhe i luaj në spektaklet e humorit, nuk dua të bëj gjëra të përseritura. Dua të bëj atë për të cilën jam shkolluar, një film artistik, të mirëfilltë, dramë apo komedi, nuk është problem. Kjo është aspirate ime përsa i përket teatrit apo filmit. Nuk bëj më komedi në teatër, nuk bëj më komedi në film.

 

View this post on Instagram

 

😂😂 Somte ne Mbremje ora 11 : 00 @esterbylyku Kaq nuk bej me Intervista

A post shared by Visjan Ukcenaj (@visjanukcenaj) on Jan 15, 2020 at 9:54am PST

Sikur dhe Adam Sandler, komediani i cili ka luajtur të njejtin rol gjatë gjithë jetës së tij në filmat që ka bërë, të kishte të njejtin mendim si Visjani, nuk do të kishte sot një vlerë prej 420 milionë dollarësh. Thjesht po them… /Blitz.al/

Share