Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

VIP-at me familje të madhe…

VIP-at me familje të madhe…
November 22
15:01 2016

Vitet e fundit është kthyer në modë që çiftet e reja mos ta zgjerojnë familjen e tyre. Numërohen me gishtat e dorës familjet që kanë tre ose më shumë fëmijë, pasi mesatarisht çiftet shqiptare kanë një ose dy vogëlushë.  E njëjta gjë ndodh edhe me personazhet publike shqiptare. Janë të paktë ata që kanë më shumë se dy fëmijë, prandaj po preferojmë që t’jua sjellim edhe njëherë në memorie.

Ilir Meta

Kreu i Parlamentit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë shumë të lumtur me familjen e tyre të madhe. Ata janë prindër të tre fëmijëve, Borës, Besarit dhe Erës, e cila është e vogla e familjes Meta. Për deputeten e LSI-së, Monika Kryemadhi, tre fëmijët e saj janë mrekulli që e kanë bërë më të bukur jetën e tyre.

familja-meta

Valbona Selimllari

E bukur, sharmante dhe një nënë shumë e përkushtuar, e tillë është miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari, e cila ndonëse nuk dëshiron ta bëjë publike jetën e saj private thotë se mëmësia është ndjesia më e bukur që një femër mund të përjetojë në jetë. Deni, Keni dhe Vivian janë tre fëmijët dhe njëkohësisht pasuria më e madhe që “Bobi” ka.

vabona

Valbona Çoba

Një tjetër bukuroshe shqiptare është e bekuar me tre fëmijë dhe ajo është modelja Valbona Çoba. Një vit pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, Aiden, Valbona Çoba përjetoi përsëri emocionet e të bërit nënë, këtë herë me binjakë. Elira dhe Brendon janë dy engjëjt që i janë shtuar familjes së saj.

image41

Ermal Fejzullahu

Këngëtari Ermal Fejzullahu është një tjetër artist që ka një familje të madhe. Së bashku me bashkëshorten e tij, Arianën, pas një historie 10-vjeçare dashurie, ata janë bërë prindër të tre fëmijëve. Arti (8 vjeç) është gëzimi i parë i familjes Fejzullahu, duke vijuar më pas me dy motrat e tij të ëmbla, Buna (6 vjeçe) dhe Era (3 vjeçe).

ermal

2po2

Ai duket si një nga reperat më “rebelë” të skenës shqiptare, por është një bashkëshort dhe baba shumë i përkushtuar në familje. Bëhet fjalë për reperin nga Kosova, Besnik Canolli, i njohur si 2Po2. Besniku është dashuruar në moshë shumë të re (20 vjeç) me bashkëshorten e tij Arbena Grajçevci dhe nga martesa e tyre kanë dy djem e një vajzë.

2-po-2besnik-2-po-2besniku-1

Nard Ndoka

Ai është jo vetëm baba i shumë fëmijëve, por ka përjetuar edhe emocionet e të qenit gjysh. Pak ditë më parë, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, na ka prezantuar me katër fëmijët e tij, të cilët e kanë bërë edhe më të bukur jetën e tij dhe të bashkëshortes, Kozetës.

nard-ndoka

Vjollca Hoxha

Themeluesi i Top Medias, i ndjeri Dritan Hoxha, dhe bashkëshortja e tij Vjollca Hoxha kanë gjithashtu një familje shumë të madhe dhe të bukur. Lori, Sara, Redia dhe Itani i vogël janë jo vetëm trashëgimtarët, por edhe dashuria më e madhe e Vjollca Hoxhës.

eb000908c954e1ec9b15fa965ccdbd95

Argita Berisha

Vajza e madhe e ish-kryeministrit Berisha është një tjetër personazh publik që ka një familje të madhe dhe të bukur. Pas tri vajzave, ajo dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi, u bekuan edhe me një vogëlush me emrin Arti. Kryeministri Berisha ndihet shumë i lumtur me familjen e tij të madhe, pasi të dy fëmijët, Argita dhe Shkëlzeni, e kanë bërë gjysh gjashtë herë./Blitz.al

berisha-familja

Komento
Etiketimet
Shperndaje