Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vin Veli pranon për herë të parë ndarjen nga Bora Zemani: “Jemi ndarë, por s’kemi marrë doreza boksi!”

Vin Veli pranon për herë të parë ndarjen nga Bora Zemani: “Jemi ndarë, por s’kemi marrë doreza boksi!”
December 14
18:23 2017

 

Pas shumë e shumë aludimesh mbi jetën e tyre private, Dj i njohur Vin Veli dhe moderatorja sportive, Bora Zemani na kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre.

Në fakt, ka qenë Dj ai që i ka dhënë një përgjigje këtyre zërave në një intervistë në programin e pasdites, Rudina.

“Ne nuk kemi qenë asnjëherë të martuar, sepse përsa kohë marrëdhënia jonë shkonte mirë, nuk e pamë të arsyeshme. Nuk kishte rëndësi martesa, ne kështu e kemi menduar që në fillim”, – tregoi Vini. “Unë, për sa e njoh veten, dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë dhe si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por për shkaqe të ndryshme, rrethanat, koha, momenti – të gjitha ndikojnë dhe nuk na bëjnë që të ndihemi mire. Ne flasim, kemi marrëdhënie prapë, jemi ndarë, por nuk kemi marrë doreza boksi”

“Unë kam lënë edhe karrierën, jo sepse i bëj gjërat me imponim, por sepse kështu jam, jam shumë i lidhur me të [për Arborin], nuk mund të rri dy ditë pa e takuar, madje ka pasur raste që jam kthyer për ta takuar, sepse nuk mund ta stopoj veten. Jam deri diku manjak për të” , – ka rrëfyer Vin Veli. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje