Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vin Veli nuk është “single”! Pas ndarjes nga Bora Zemani, fotografohet në krahët e një biondeje misterioze

Vin Veli nuk është “single”! Pas ndarjes nga Bora Zemani, fotografohet në krahët e një biondeje misterioze
December 16
14:10 2017

Prej javësh përflitej se Vin Veli dhe Bora Zemani nuk ishin më bashkë dhe këto dyshime u vulosën pas daljes së Dj të njohur tek “Rudina” ku sqaroi njëherë e mirë se ata i ka dhënë fund bashkëjetesës së tyre disavjeçare. Vini dhe Bora nga lidhja e tyre kanë sjellë në jetë një djalë të quajtur Arbor.

“Unë për sa e njoh veten time, dua të jem i sinqertë. Ne jemi ndarë. Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por rrethanat, koha, karriera, e të tjera nuk na krijojnë mundësi të jemi më bashkë”,- rrëfeu DJ. Më tej ai ka sqaruar se mes tyre nuk ka pasur tradhti, por ndarja ka qenë një vendim që e kanë marrë të dy. “Ne kemi marrëdhënie prapë, nuk jemi ndarë me doreza boksi. Ne merremi vesh më mirë kështu”, ka vazhduar ndër të tjera ai rrëfimin e tij. Në lidhje me kujdestarinë e djalit e tyre, ai ka treguar se Arbori tani rri me të dy, herë me Borën dhe herë me të.

Por “Panorama” ka zbuluar sot se pas ndarjes nga moderatorja e njohur e Digitalb, Vini nuk është single. Ai është fotografuar disa net më parë në momente intime me një vajzë bionde të panjohur, ndërsa argëtoheshin për jetë nate. Me çiftin ka qenë dhe një mikeshë, e cila ishte dëshmitare e puthjeve pasionante që Vini shkëmbente me bionden në të majtë të tij. Ai gjithçka e bënte hapur, pa e vrarë mendjen se kishte persona aty afër që e vëzhgonin apo po e fotografonin. Sipas njerëzve pranë tij flitet për romancë të re dhe të bukur, për të cilën ai do të flasë në momentin e duhur. /Blitz.al/

Share