Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vin Diesel: Im bir më kërkoi të ftoja Paul Walker në ditëlindjen e tij

Vin Diesel: Im bir më kërkoi të ftoja Paul Walker në ditëlindjen e tij
August 12
17:43 2016

“Fast & Furious” këtë vit xhirohet pa prezencën e një prej aktorëve kryesorë, Paul Walker. Miku i tij, Vin Diesel, e ka kujtuar Walker përmes një videoje në Instagram,  ku ka ndarë me fansat e tij se sa e ndjen mungesën e kolegut në xhirimet e filmit.  Jo vetëm Diesel, por edhe djali i tij e ka përjetuar humbjen e mikut të të atit.

“Këtë mëngjes unë dhe im bir  po shihnim listën e të ftuarve për ditëlindjen e tij dhe ai më tha: “Dua që edhe Paul të vijë”. Më mungon me të vërtet shumë. Paul ka qenë i pranishëm kur ai mbushi 2 vjeç dhe ne ishim në xhirimet e Fast & Furious 6″.

Vin Diesel e përdor shpesh llogarinë e tij të Instagram-it për të ndarë me fansat situata nga xhirimet e filmit. Ai madje ka premtuar se do të tregojë shumë shpejt detaje mbi zemërimin e kolegut të tij, Johnson Dwayne. Dwayne  para disa ditësh postoi një status ironik drejtuar kolegëve meshkuj të “Fast &Furious 8” të cilët, sipas tij, hiqen si profesionistë. ”Janë disa që janë shumë “pula” për të bërë diçka”,- ka shkruar aktori. Thuhet se këto fjalë i janë drejtuar pikërisht Diesel, mirëpo ende mbetet  e pakonfirmuar./Blitz.al/

All love…

A video posted by Vin Diesel (@vindiesel) on

Komento
Shperndaje