Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vijojnë dramat për Britney Spears, prindërit në konflikt për mbrojtjen e vajzës

Vijojnë dramat për Britney Spears, prindërit në konflikt për mbrojtjen e vajzës
May 13
19:30 2019

Mami i Britney Spears ka paraqitur disa dokumentet ligjore duke i kërkuar gjykatës informacione mbi trajtimin mjekësor të vajzës së saj në spitalin psikiatrik.

Sipas TMZ Lynne Spears është mërzitur për shkak të gjendjes mendore të Britney, e cila u shtrua në spital psikiatrik muajin dhe kaluar.

Lynne beson se këngëtarja nuk po merr trajtimin e duhur. Babai i Britney, Jamie ka qenë kujdestari i saj për më shumë se 11 vite dhe atij iu atribua shpëtimi i jetës së Britney në vitin 2008 dhe zëra thonë së nëna e këngëtares tashmë do të luaj një rol në pasurinë e Britneyt.

Gjithsesi këto mbesin në kuadrin e thashethemeve sepse Lynne ka lexuar shumë raporte në media se vajza e saj po mbahej kundër dëshirës në spital dhe nuk po i jepej mjekimi duhur. Ndaj raportohet se ajo i kërkoi ndihmë familjes së guvernatorit të Luizianës, për të gjetur një avokat.

Pas shumë vitesh, nëna e 37-vjeçares, do të bashkohet me vajzën e saj, pas akuzave të bëra ndaj ish-burrit të saj, se e  kishte detyruar Britneyntë qëndronte në spital. Këngëtarja mund të përfitojë nga kjo dhe nga mbrojtja kufizuese e babait të saj.

Fansat e yllit  të popit e kritikuanvendimin e atë atit, duke dyshuar se ajo ishte mbajtur në klinikë kundër vullnetit të saj. Kjo është arsyeja pse u formua një lëvizje (#FreeBritney), të cilët të shqetësuar për këngëtaren marshuan në mënyrë paqësore në rrugë, dhe jashtë gjykatës në Los Anxhelos.

 

Komento
Shperndaje