Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Vidhet” llogaria e Twitter-it të së ndjerës Christina Grimmie

“Vidhet” llogaria e Twitter-it të së ndjerës Christina Grimmie
June 14
15:30 2016

Disa ditë pas vdekjes së këngëtares së “The Voice of US”, në llogarinë e saj u postua një status ku shkruhej: “The End” (Fundi).

Kjo ishte paksa e çuditshme për të gjithë ndjekësit e këngëtares, sepse teksa të gjithë po vajtonin largimin e saj nga jeta, diçka postohet në profilin e saj personal në Twitter. Shumë menduan se ndoshta ishte menaxheri i saj, kurse të tjerë menduan se ishin familjarët e Christina Grimmie, që njoftonin për vdekjen e këngëtares së re.

Por në postimin më të fundit nga menaxheri i të ndjerës thuhet se llogaria e Grimmie-t është “hack”-uar dhe ua adreson hajdutëve statusin në Twitter.

Brian Teefey, menaxheri i këngëtares, gjithashtu ka falënderuar të gjithë miqtë, fansat dhe admiruesit e Christina-s për mbështetjen dhe lutjet, si dhe i ka ftuar të dhurojnë para në #gofundme, para të cilat do të shkojnë për funeralin e Grimmie-t.

Etiketimet
Shperndaje