Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)Kur Era Istrefi guxon të këndojë këngë të Adele-s

(Video)Kur Era Istrefi guxon të këndojë këngë të  Adele-s
June 08
13:17 2016

Performancat e Erës në Francë e intervistat në stacione radiofonike kanë qenë të shumta që nga koha kur hiti i saj mori përmasa të tjera dhe famë jashtë kufijve shqiptarë.  Në një nga këto intervista të publikuara ditën e djeshme në Youtube, Era ka treguar preferencat e saj në muzikë, këngën që do donte ta shoqëronte në altar e shumë të tjera.

Ajo e ka quajtur himnin shqiptar të pazëvendësueshëm. Këngëtarja  që do e dëgjonte gjithë qejf në dasmën e saj është Lana Del Rey, ndërkohë që nëse do të këndonte në karaoke do të zgjidhte repertorin e Adele-s. Ndiqni në videon në vijim  se si Era këndon për pak sekonda në këtë intervistë “Hello” të Adele. Ajo që mund të shtojmë është se ky duket guxim i tepruar nga këngëtarja. Ndoshta duhet të perfeksionosh njëherë performancat e tua “live” para se të mbash mbi shpatulla repertorin e Adele-s, ë si thua?

 

Komento
Shperndaje