Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videoklip tepër provokues, këngëtarja dënohet me 2 vite burg

December 13
18:00 2017

Një videoklip dhe një këngë e re , i ka kushtuar një këngëtareje egjiptiane dy vite burg. 21-vjeçarja Shyma, është akuzuar se ka nxitur akte të turpshme dhe shthurje , pasi videoklipi i saj u konsiderua shumë sensual dhe i paparanueshëm nga opinioni publik.

Ajo u arrestua në 18 nëntor pasi policia mori ankesa të shumta në lidhje me videon e këngës ‘I Have Issues”. Në video, Shyma këndon veshur me të brendshme, ha një banane dhe një mollë para një klase me studentë.

Edhe regjisori i videos ka marrë të njëjtin dënim, pasi u akuzua si bashkëfajtor. Videoja krijoi aq shumë kontroversialitet sa u diskutua në një sërë emisionesh televizive egjiptiane. Shyma kërkoi falje për videon në profilin e saj në Facebook dhe tha se nuk e priste këtë reagim kaq të rëndë.

Shperndaje