Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videoja shokuese e këngëtares në Facebook: “Dua të vetëvritem. Po jetoj e vetme në një hotel të humbur, më ndihmoni!”

Videoja shokuese e këngëtares në Facebook: “Dua të vetëvritem. Po jetoj e vetme në një hotel të humbur, më ndihmoni!”
August 08
12:01 2017

Sinead O’Connor ka shokuar gjithë botën  përmes një videoje “live” në Facebook teksa ka diskutuar me ndjekësit e saj situatën e vështirë në të cilën ndodhet. Këngëtarja irlandeze, e njohur për hitin e suksesshëm “Nothing compares 2 u”, ka tronditur të gjithë teksa ka zbuluar se po mendon të kryejë vetëvrasje dhe se aktualisht po jeton e vetme në një motel të humbur në New Jeesey.

Në videon 12 minutëshe, Sinead ka rrëfyer gjendjen e saj dhe përballjen me depresionin e thellë dhe bipolaritetin.

“Unë shpresoj që kjo video të jetë disi e dobishme. Jo për mua, por për faktin që si unë ka me miliona të tjerë mes jush.  Unë tani po jetoj në një motel në New Jersey.

Jam tërësisht e vetme. Nuk kam asnjë njeri tjetër në jetë përveç psikiatrit tim, njeriut më të ëmbël në botë, që thotë se unë jam heroi i tij. Dhe kjo është e vetmja gjë që më mban në jetë tani, gjë që është disi patetike. Po e bëj këtë video sepse dua që të gjithë të shohin se ç’do të thotë. Sëmundjet e shëndetit mendor janë si droga, nuk u plas fare se kush je ti dhe po kaq keq është dhe stigma rreth tyre. Papritur të gjithë njerëzit që supozohet se të duan dhe duhet të kujdesen për ty të trajtojnë si plehrë”.

Ndër të tjera, këngëtarja, e cila është nënë e 4 fëmijëve, ka shpjeguar se vuan nga 3 sëmundje mendore dhe se donte që familja e saj të vinte ta ndihmonte e ta merrte në shtëpi. Ajo i ka bërë thirrje babait të fëmijëve të saj, John Reynolds, që edhe pse ndoshta  e ka mërzitur me e-maile dhe shkrime jo fort të këndshme, në fund të fundit ata kanë një familje bashkë. Kjo nuk është hera e parë që O’Connor paralajmëron vetëvrasjen. Vitin e kaluar, policia e kërkoi kudo pasi ajo shkroi një status në Facebook se do të lëndohej, por më vonë u gjet në një hotel e sigurt. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje