Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videoja e Lady Gaga-s që po i çmend të gjithë

Videoja e Lady Gaga-s që po i çmend të gjithë
May 02
18:36 2017

Videot muzikore me tekst janë kthyer në  një trend për sa u përket projekteve më të reja të këngëtarëve të huaj. Në të vërtetë, kjo do të thotë të marrësh rrugën më të shkurtër sepse kërkon një buxhet mjaft të ulët, por problemi i vetëm qëndron te fakti nëse do të jetë apo jo tërheqës për publikun.

E fundit që ka sjellë një projekt të tillë është Lady Gaga, e cila ka publikuar këngën e saj më të re, “The Cure”, të shoqëruar me një video me tekst.

Në këtë video, teksti lëviz në formë katrore duke e bërë të pamundur të lexohet pa rrotulluar kokën nja 5 herë. Sigurisht, kjo është një formë testi që Gaga na bën për të kuptuar nëse jemi të aftë të deshifrojmë punën e saj…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje