Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Greta Koçi imiton në mënyrë perfekte këtë personazh të njohur

(Video) Greta Koçi imiton në mënyrë perfekte këtë personazh të njohur
October 11
10:02 2016

Këngëtarja Eni Koçi ka postuar në Instagram dy video ku shihet se motra e saj Greta Koçi është duke imituar një personazh të njohur për të apasionuarit pas futbollit.

Greta  me një sens të madh humori është duke “komentuar” një ndeshje futbolli si Dritan Shakohoxha. Këngëtarja e imiton mjaft mirë Shakon dhe mes batutash Eni nuk i ka rezistuar tundimit  për të shpërndarë videon me fansat e saj në Instagram.

“Është super papagall për të imituar njerëzit. Kësaj radhe e ka kapur me Dritan Shakohoxhën”,- ka shkruar Eni në videon e parë, duke lënë të kuptohet se nuk është hera e parë që Greta imiton dikë.

Ndërsa nëpërmjet videos së dytë ajo i kërkon falje motrës për publikimin e këtyre videove.

Epo, ç’mund të themi tjetër përveçse Eni na ndihmoi të zbulonim një tjetër aftësi të Gretës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje