Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Gjesti fantastik i Dua Lipës që emocionoi të gjithë të pranishmit në koncertin e Prishtinës

(Video) Gjesti fantastik i Dua Lipës që emocionoi të gjithë të pranishmit në koncertin e Prishtinës
August 10
09:13 2016

Mbrëmjen e djeshme, siç edhe ishte lajmëruar më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka mbajtur një koncert në Prishtinë. Numri i të pranishmëve ka qenë mjaft i madh dhe Lipa është ndier shumë mirë teksa të gjithë këndonin njëzëri hitet e saj. Këngëtarja e ka nisur performancën e saj duke falënderuar në gjuhën shqipe të gjithë ata që kishin ardhur për ta ndjekur.

“Krenare që jam shqiptare! 18 mijë njerëz ishin në koncert mbrëmjen e djeshme! Pas 4 vitesh që nuk kisha ardhur këtu dhe shihni çfarë ndodh. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës për mbrëmjen e kaluar. Ju dua shumë, shumë, shumë. Kjo ishte pritja më e bukur që m’u bë në shtëpi!” – ka shkruar Dua Lipa në një video që ka shpërndarë në Instagram teksa ka bërë shqiponjën me duar.

Por momenti më emocionues i mbrëmjes ka qenë kur këngëtarja ka nisur të këndojë këngën e babait të saj, Dukagjin Lipës, “Beso në diell”. Në një moment ajo ka thirrur të atin në skenë (i cili është edhe menaxheri i saj) dhe duke u përqafuar, Dukagjin Lipa ka marrë mikrofonin për të falënderuar të pranishmit dhe për të kënduar bashkë me të bijën një pjesë të këngës. Këtë çast magjik Dua e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram teksa shkruan:

“Aq larg sa mund të shohësh! Këndova me tim atë në skenë pasi e ftova të më bashkohej. Vërtet një natë magjike! Do ta kujtoj gjithë jetën. Faleminderit Dukagjin Lipa për gjithçka bën për mua. Beso në diell!” – ka përfunduar ajo.

Ndërkohë sot Dua Lipa pritet të ndezë Tiranën, te sheshi “Nënë Tereza”, ku do të mbajë koncertin e radhës në orën 19:00. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje