Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video/Foto) Kylie Jenner feston 19-vjetorin, ja (zh)veshja super-seksi që ka zgjedhur!

August 01
16:09 2016

...

Kylie Jenner është duke korrur mjaft sukses me produktet kozmetike qe mbajnë emrin e saj. Bukuroshja e klanit Kardashian jo vetëm që ka habitur të gjithë me mënyrën se si po menaxhon një firmë të tillë e cila ka shitje rekord në internet por edhe për faktin se kjo e fundit është shumë e re në moshë. Sot Kylie feston 19 vjetorin e lindjes dhe siç mund të pritej ajo ka zhvilluar një festë të veçantë.

Edhe pse vëmendja kryesore e mediave ka qenë organizimi i ditëlindjes së saj në një restorant mjaft luksoz të quajtur “The Nice Guy” si dhe të ftuarit që kanë qenë familja, miqtë e saj të ngushtë si dhe sigurisht i dashuri i saj, reperi Tyga, ajo çka ka bërë vërtet bujë është veshja e Kylie-t.

Jenner ka vendosur të vishet super-seksi duke treguar format e saj gati perfekte. Në një ‘jumpsuit’ nga “Balmain”, modelja nuk ka preferuar të veshë as bikini pasi ka dashur të tregojë hiret e saj. Ajo vetë ka publikuar fotografi dhe video me look-un e saj për të gjithë ndjekësit në rrjete sociale të cilët e kanë komplimentuar në masë. /Blitz.al/

 

A video posted by King Kylie (@kyliejenner) on

Komento
Shperndaje