Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video/Foto) Drake dhe Eminem në sherr me njëri-tjetrin?

(Video/Foto) Drake dhe Eminem në sherr me njëri-tjetrin?
August 17
16:12 2016

Këtë javë u përfol nëpër media dhe rrjete sociale për një zënkë mes Drake dhe Eminem, madje  thuhej se Drake po përgatitej ta sfidonte Eminem-in në një betejë repi.

Dhe ç’është e vërteta “beteja” ndodhi, por jo ashtu siç pritej.

Në koncertin e tij në Detroit, Drake ka falënderuar fansat e tij duke thënë: “Ju “punoni” për mua dhe unë do të punoj për të gjithë ju”. Menjëherë pas kësaj në skenë është ngjitur Eminem.

Reperi i “Work” nuk ka ngurruar ta cilësojë Eminem-in “Më i madhi i të gjitha kohërave”, duke i dhënë fund çdo dyshimi nëse dy reperat janë në një konflikt me njëri-tjetrin.

Të dy bashkë kanë performuar një numër hitesh, duke i dhënë publikut të Detroit-it një show fantastik. /Blitz.al/

 

 

 

DETROIT 👑

A photo posted by champagnepapi (@champagnepapi) on

How they feel about you where ya from? #SHADY

A video posted by champagnepapi (@champagnepapi) on

Shperndaje