Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Beyonce u bën një dhuratë fansave në ditën e saj të lindjes

(Video) Beyonce u bën një dhuratë fansave në ditën e saj të lindjes
September 04
18:54 2016

Beyonce feston sot ditëlindjen dhe mbush 35 vjeç. Në ditën që ajo duhej të merrte dhurata ka vendosur t’u bëjë fansave një dhuratë. Si për të falënderuar të gjithë ndjekësit e saj për urimet, ajo ka publikuar këngën “Hold Up” e cila është kënga e dytë e albumit “Lemonade”.

Në fillim të videos Beyonce e nis me një monolog dhe vë në pikëpyetje marrëdhënien. Këngëtarja tregon për gjendjen e trazuar pas dyshimit për tradhtinë e bashkëshortit dhe në videoklip shfaqet duke thyer makina, xhama e dyqane me shkop bejsbolli deri sa në fund shkatërron çdo gjë në qytet./Blitz.al/

Komento
Shperndaje