Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Young Zerka kalon kufijtë dhe rrëmben zemrat e indonezianëve!

(Video) Young Zerka kalon kufijtë dhe rrëmben zemrat e indonezianëve!
July 12
19:39 2019

Shpeshherë artistët shqiptarë kanë kaluar kufijtë me muzikën e tyre dhe kanë rrëmbyer zemrat e të huajve.

Tani është rradha e Young Zerkës për të kaluar kontinentin e për të fituar simpatinë e indonezianëve të largët me muzikën e tij.

Mjaft kurse kërcimi dhe zumba në shtetin e Azisë Juglindore kanë zgjedhur të ushtrohen nën ritmet e “Yalla” të Zerkës dhe kjo duket në mjaft video që kanë filluar të publikojnë në Instagram.

Me siguri, mënyra e këndimit të artistit shqiptar që përafron me atë të mjaft reperave dhe këngëtarëve xhamajkanë ka rezultuar e suksesshme për Zerkën dhe ai duhet të ndihet mjaft me fat për këtë!/blitz.al/

 

Komento
Shperndaje