Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Versioni japonez i këngës së Bebe Rexhës që do t’ju pëlqejë më shumë se origjinali

(Video) Versioni japonez i këngës së Bebe Rexhës që do t’ju pëlqejë më shumë se origjinali
October 05
12:39 2016

Kënga e fundit e Bebe Rexhës me Dj-n e njohur Martin Garrix ka qenë një sukses i madh për këngëtaren shqiptare.

Jemi mësuar ta dëgjojmë në shtëpi, në zyrë, në “club”, nën shoqërinë e miqve, madje edhe në rrugë. Këtë herë do t’ju tregojmë një version tjetër të “In The Name of Love”.

Bëhet fjalë për një version instrumental të kësaj kënge nga Ken J. Kubota, pjesë e grupit JHMJams, i cili ka publikuar një video të shkurtër në Instagram ku shfaqet bashkë me dy persona të tjerë duke luajtur në violinë dhe violonçel “In The Name of Love”.

Videoja në fjalë është shpërndarë edhe nga vetë Bebe në profilin e saj zyrtar në Instagram dhe na duhet ta pranojmë që është melodia e duhur për t’u qetësuar pas një ditë të lodhshme. /Blitz.al/

In The Name Of Love. Cc: @martingarrix

A video posted by Bebe Rexha (@beberexha) on

Komento
Shperndaje