Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Versioni i “Drunk in Love” sipas Adele!

(Video) Versioni i “Drunk in Love” sipas Adele!
November 24
18:53 2016

Adele nuk ka ngurruar kurrë të tregojë se është një fanse e çmendur e Beyonce-s.

Së fundmi, artistja britanike ka mbajtur një koncert në qytetin e Phoenix, ku ka performuar hitet e saj më të suksesshme, si “Water Under The Bridge”, “Hello”, “Set Fire To The Rain” dhe… “Drunk in Love”. Teksa ka pirë pak nga filxhani i çajit, Adele ka kënduar: “I been drinkin’, I been drinkin’/I get filthy when that liquor get into me/”, vargje këto shkëputur nga kënga hit e vitit 2013.

Sigurisht, artistja i ka shoqëruar vargjet edhe me lëvizje e në fund ia ka plasur të qeshurës. Fundja, Adele është Adele! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje