Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Vajza që premton të bëhet një “Taylor Swift”

June 09
18:50 2016

“America’s Got Talent” ndoshta sapo ka zbuluar një Taylor Swift të re: me të njëjtën model flokësh, me të njëjtat këngë.

Emri i saj është Grace VanderWaal dhe sapo është ngjitur në skenën e show-t, ajo ka treguar se e zotëron më së miri faktorin “T” (faktorin Taylor).

Ajo, përveçse u është përgjigjur pyetjeve me shumë mirësjellje, ka kënduar në një mënyrë që i la anëtarët e jurisë me gojë hapur, aq sa Simon Cowell nuk ngurroi ta quante një Taylor Swift të dytë.

Grace u kualifikua direkt për në finalet e “America’s Got Talent” pasi Howie Mandel shtypi butonin e artë, i cili e kalon menjëherë në netët “live”.

Etiketimet
Shperndaje