Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Vajza e vogël e çiftit të famshëm shqiptar ka trashëguar talentin e prindërve!

September 29
13:44 2016

...

Zakonisht jemi mësuar që personazhet e famshme dëshirojnë që të trashëgojnë një pjesë të talentit të tyre edhe te fëmijët. Sigurisht që kjo nuk ndodh gjithmonë, mirëpo kur ata janë ende të vegjël, prindërit e famshëm çdo detaj talenti e ndajnë me dëshirë të madhe te ndjekësit në rrjete sociale.

Të njëjtën gjë ka bërë vetëm disa orë më parë Robert Berisha, duke ndarë me ndjekësit në Instagram një video ku Renne, vajza e tij dhe Nora Istrefit, ka provuar të këndojë dhe të luajë muzikë me gjyshin e saj.

Vogëlushja Renee është mjaft e këndshme dhe një fëmijë shumë i dashur për rrjetet sociale. Sa bukur nëse ajo do të ketë edhe talent në muzikë për të trashëguar karrierën si prindërit e saj dhe si tezja Era Istrefi! /Blitz.al/

Renee me gjyshin ❤️🎤🎹

A video posted by -Renee-Nora-Robert- (@_robertberisha_78) on

Komento
Shperndaje