Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Video) Vajza e Michael Jackson sapo u kthye në njeriun më të dashur nga amerikanët…

(Video) Vajza e Michael Jackson sapo u kthye në njeriun më të dashur nga amerikanët…
August 28
17:45 2017

Për një gjë mund të biem dakord të gjithë: Michael Jackson është një nga artistët më të dashur për amerikanët dhe jo vetëm, edhe pse tashmë po bëhen 10 vite që ylli i popit është ndarë nga jeta.

Por mbrëmjen e kaluar, në “MTV Video Music Awards” 2017, e bija, Paris Jackson, ka vërtetuar edhe një herë që nuk i ka lënë asgjë mangët të atit të ndjerë.

Teksa është ngjitur në skenë për të dhënë trofeun për “Best Pop”, ajo u ka dhënë një shuplakë të gjithë personave që marshuan në Charlottesville për të mbështetur racizmin kundër lëvizjes “Black Lives Matter”.

“Le ta themi këtu njëherë e mirë”, – u shpreh Paris përballë kamerave. “Le t’u kujtojmë këtyre nazistëve, racistëve të bardhë e tra*ave në Charlottesville e në të gjithë shtetin tonë që ne si komb i lirë kemi zero tolerancë ndaj dhunës, urrejtjes dhe diskriminimit të tyre. Nuk duhet të rezistojmë”.

Sigurisht, e gjithë salla është ngritur në këmbë e ka duartrokitur fort fjalët e Jackson.

Më pas, 19-vjeçarja ka lajmëruar edhe fituesin e kategorisë “Best Pop Video”, që ishte Fifth Harmony me “Down”. /Blitz.al/

Share