Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Vajza e Emina Çunmulajt, një shqiptare e vërtetë

(Video) Vajza e Emina Çunmulajt, një shqiptare e vërtetë
November 29
15:31 2016

Emina Çunmulaj para pak muajsh është bërë nënë e një vogëlusheje të quajtur Ella Faria.

Që prej ardhjes në jetë, modelja me famë ndërkombëtare na ka mbajtur të informuar rreth rritjes së vajzës së saj. Ajo është një nga mamatë e famshme më aktive në rrjete sociale, pasi poston shpesh momente shkëputur nga përditshmëria me të bijën. Kudo ku ka shqiptarë, duke nisur nga dje, festohet Pavarësia dhe Dita e Çlirimit. Emina dhe Ella Faria, si tradicionale të vërteta, i kanë festuar këto ditë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Emina asnjëherë nuk harron ta përmendë dhe ndihet krenare për origjinën e saj, zakonet dhe traditat e së cilës është duke ia mësuar edhe së bijës. Ato e kanë festuar Ditën e Pavarësisë duke kërcyer me këngë tradicionale dhe të veshura me ngjyrat e flamurit. Edhe pse shumë e vogël, Ella Faria duket se e pëlqen shumë muzikën shqiptare./Blitz.al/

Komento
Shperndaje