Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit nis karrierën si këngëtare

(Video) Vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit nis karrierën si këngëtare
December 17
13:47 2016

Ndodh shpesh që fëmijët e këngëtarëve shqiptarë të ndjekin pasionet e prindërve të tyre. Një rast i tillë është edhe ai i vajzës së këngëtarit Blero dhe ish-bashkëshortes Teuta Krasniqi. Tara ka një lidhje të fortë me muzikës jo vetëm prej babait të saj.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka performuar si një këngëtare në skenë në një koncert për fëmijë këngën e saj të parë. Vogëlushja ka kënduar një këngë për festat e fundvitit, të cilën thuhet se e ka kompozuar babai i saj, Blero. Tara jo vetëm ka kënduar, por edhe ka performuar për të gjithë publikun e pranishëm.

Vogëlushja do të jetë ylli i ardhshëm i skenave e duhet thënë se ka performuar shumë bukur. Teuta ka postuar në Instagram një pjesë nga performanca e Tarës në skenë, duke e uruar të voglën e saj përmes fjalësh të ëmbla.

“Thesari im, Tara. Shkëlqen si një diamant”,- shkruan mami Teuta në Instagram./Blitz.al/

 

My treasure 💎 TARA #shinebrightlikeadiamond

A video posted by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

Shperndaje